TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Tetor 2023, 20:00

Vuçiç flet për CNN, në një linjë me Ramën për angazhimin e KFOR; dredhon për ndëshkimin e Radoiçiç

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç flet për CNN, në një linjë me Ramën
Vuçiç për CNN

Presidenti serb nuk ka guxuar t’i përmendë as emrin Radoiçioçit, teksa nuk deklaron ende se cilat do të jenë masat ndaj tij...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është në një linjë me kryeministrin Edi Rama kur vjen puna te veriu i Kosovës. Ai ka qenë i ftuar në emisionin e Christiana Amanpour në televizionin CNN dhe ka shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë nëse Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, do të mbajë përgjegjësi për incidentin në Kosovë.

Nga ana tjetër ai tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll Veriun, sikundër deklaron kryeministri shqiptar. "Ne gjithmonë dëgjojmë dhe dëgjojmë atë që partnerët tanë kërkojnë nga ne. Nuk ka arsye për t'u shqetësuar për momentin. Ne duam të shohim një prani më të madhe të KFOR-it në Kosovë", tha Vuçiç.

Amanpur e pyeti Vuçiçin nëse Milan Radoiçiç do të mbajë përgjegjësi për ngjarjet në Banjska, ai devijoi duke mos i përmendur madje as emrin kriminelit serb. “Serbia sigurisht që do t'i kërkojë llogari të gjithë personave që kanë kryer vepra kriminale, është në dispozicion edhe në territorin tonë dhe prokuroria do të bëjë punën e saj. Mirëpo, ka diçka tjetër, unë po flisja për problemet, problemi është se serbët donin të mbroheshin dhe unë nuk do ta mbroj vrasjen e një polici të Kosovës dhe e dënoj. Serbët u arrestuan pa asnjë akuzë”, tha ai.

Vuçiç mohoi se Serbia po grumbullonte trupa në kufirin me Kosovën, duke theksuar se ditët e kaluara kishte 60 për qind më pak ushtarë se vitin e kaluar. Ai tha se raportet që kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për ngjarjet në Banjska nuk janë plotësisht të sakta.

Raportet që kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për ngjarjet në Banjska nuk janë të sakta. Sipas Marrëveshjes, ne kemi të drejtë të përdorim territorin në zonën e sigurisë. Para disa ditësh kishim më pak se 8,400, sot kemi 4,400 njerëz në atë zonë, që është normale”, tha presidenti serb për CNN.

I pyetur nëse ka ende “dhimbje në dorën e djathtë për të nënshkruar marrëveshjen me Kosovën”, Vuçiç është përgjigjur: “E vlerësoj objektivitetin tuaj, dua të them se ndoshta nuk e keni ndjekur atë që tha BE-ja pas takimit tonë të fundit. BE-ja më pas tha publikisht se Serbia është plotësisht konstruktive”.

Ai theksoi se ushtria serbe po monitoron situatën në terren dhe shtoi se i ka lëvizur forcat pasi besojnë se mund të jenë më të dobishmet. /Pamfleti

Lini një Përgjigje