Lajçak mund të bëhet pjesë e qeverisë sllovake dhe të mos merret më me dialogun Kosovë-Serbi...
I dërguari për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak mund të largohet nga kjo detyrë. Kosova e ka kritikuar fort qëndrimin e tij pro Serbisë dhe sinjalet janë se mund të mos drejtojë më negociata mes dy vendeve. “Reuters”, shkruan se Lajçak mund të bëhet pjesë e qeverisë së re sllovake.
Atje u mbajtën zgjedhje dhe sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Byroja e Statistikave Sllovake, partia populiste SMER e politikanit Robert Fico, një aleat i ngushtë i të dërguarit special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, fitoi 22.9 për qind të votave. Kështu që pritet që Fico do të jetë kryeministri i ri i Sllovakisë dhe se Lajçakut do t'i ofrohet të jetë anëtar i qeverisë sllovake.
Fico mund ta emërojë Lajçakun në postin e vjetër të ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, që do të thotë se kjo mund ta largojë atë nga posti i të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton “Danas”.
Pas raundit të fundit të dialogut të 14 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar ndërmjetësuesin evropian në dialog për “qëndrim” kundër Kosovës.
Edhe pse largimi tij po shitet si kalim në qeveri, sinjalet janë se BE po ndryshon krah pas asaj që ndodhi në veri. Borrel dhe Lajçak kanë mbajtur qëndrime skandaloze dhe është përgjegjësi e tyre që situata shkoi deri këtu. Ata morën perisper të finalizonin paqen mes Kosovës dhe Serbisë, por të dyja vendet tani janë në një situatë kritike.
Vetë Kurti dhe Osmani ka në kërkuar disa herë që ai të largohet. “Emisari special europian ka pasur një koordinim të tillë me presidentin e Serbisë sepse nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë dhe nga ana tjetër shpërfillen propozimet tona”, ka thënë Kurti. /Pamfleti
Lini një Përgjigje