TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Tetor 2023, 08:45

Hyri në banesën e ministres së Kosovës dhe grabiti mbi 2 mijë euro e sende me vlerë, arrestohet “skifterja” 33-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Hyri në banesën e ministres së Kosovës dhe grabiti mbi 2

Policia e Kosovës njofton se ka vënë në pranga një 33-vjeçare si autore të dyshuar të grabitjes së banesës së ministres së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Pasi ministrja bëri denoncimin në polici, u arrestua shtetasja me iniciale N.K.

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”., njofton policia.


Raportohet se në banesën e ministres Hajdari u grabitën 2.500 euro dhe sende të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.

rozeta hajdari grabitja e shtëpisë

Lini një Përgjigje