
Sot Kosova feston 16-vjetorin e pavarësisë, e për këtë rast homazhe janë mbajtur në kullën e familjes së Jasharajve, të cilët u sakrifikuan për liri.
Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj është përlotur në një studio televizive, ndërsa në një lidhje direkte nga kulla e Jasharajve foli një djalë të vogël i cili tha “Adem Jashari ka luftuar për ne, e duam të gjithë shqiptarët”.
Goxhaj i përlotur tha se është ndjesi e madhe të shikosh që brezi që ka lindur në Kosovën e pavarur, arrin ta ndjejë sakrificën e Jasharajve për lirinë.
“Është emocionuese që brezi që ka lindur në dekadën e fundit, arrin ta ndiejë këtë sakrificën e Jasharajve. Sakrifica e Jasharjave është sakrifica e Kosovës, për liri. Kjo Pavarësi nuk ka lidhje me Jasharajt. Ai është pjesë e grupeve të para të stërvitura në Republikën e Shqipërisë, pas veprimeve të dhunshme të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2 korrik 1990 në Prishtinë dhe pas kushtetutës së Kaçanikut.
LDK organizoi grupet e para për tu stërvitur në republikën e Shqipërisë, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend i OKB që e njohu pavarësinë e Kosovës në 1991. Në atë kohë filluan trupat e para të armatosura. Këto ishin bërthamat e para që ngritën frymën e armatosur e thanë “liria vjen me luftë”. Adem Jashari bashkë me familjen e tij është viktimë e kësaj vendimmarrje, sakrificë e jashtëzakonshme. Bernard Kouncher ka thënë se nëse do kishte një çmim Nobel për këtë gjë, do i takonte pa diskutim kësaj familje."-tha Goxhaj.
Lini një Përgjigje