TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Shkurt 2025, 21:23

Rënia me 10 për qind e Vetëvendosjes, diplomati: Ka pasur pakënaqësi, kanë firuar edhe mbështetësit e Vjosa Osmanit!

Shkruar nga Pamfleti

Rënia me 10 për qind e Vetëvendosjes, diplomati: Ka pasur

Në podcastin “Të Pashoq”, në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”, diplomati Mal Berisha analizoi zgjedhjet e Kosovës dhe rënien e mbështetjes ndaj partisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Berisha deklaroi se ka pasur disa të pakënaqur me qeverisjen e Kurtit gjë që ka sjellë një rënie me 10 për qind në krahasim me zgjedhjet e 2021. Sipas tij, edhe votuesit e PDK-së që mbështetën Vjosa Osmanin në 2021, janë rikthyer sërish aty ku ishin.

Kur populli flet të tjerët duhet të heshtin, Natyrisht që Vetëvendosja, unë jam një ndër njerëzit që e ka parë veprimtarin e vetëvendosjen që në ditët e para të saj se kam qenë punonjës i Kombeve të Bashkuara dhe e kamë parë agresivitetin e Albin Kurtit, militantëve të tij, bombat në rrugë, arrestimet gjyqet  tjera. Por natyrisht që ai ndoqi një rrugë e cila atij i funksionoi, në kuptimin popullzimit. Unë nuk mund ta gjykoj aty ka bërë mirë apo keq. Por nëse krahasojmë zgjedhjet e sivjetshme me ato të kaluara shohim se ka një bjerrje të votës që ka disa faktorë.

Faktori i parë është se çdo qeveri humb vota sepse konsumohet dhe nuk mund t’i bësh të gjithë njerëzit të lumtur. Pastaj kjo do ishte idealja. Ka shtresa të caktuara të cilat janë për një periudhë kohe, pritshmërit e tyre kanë qenë më të mëdha se arritjet. E dyta është se në zgjedhjet e kaluara pati një ndarje të madhe në LDK prej nga doli dhe Vjosa Osmani. Ajo hyri në politikë në mënyrë pak agresive, u promovua brenda LDK-së, me të drejtë një vajzë e re me arsmiini dhe formimin që ka, ishte aset i madh për LDK-në, por lufta e brendshme mes brezave bëri që ajo të bënte një ndarje me LDK, ndoshta dhe me një marrëveshje të fshehtë mes Vetëvendosjes dhe grupit që mbështesnin Vjosën, Osmani do të bëhej presidente nëse Kurti bëhej kryeministër. Ky numër i mbështetësve që kanë firuar nga partia e Kurtit, një masë janë mbështetës të PDK-së”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje