TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Prill 2026, 19:17

Punonjësja e OSBE-së spiune në Kosovë, prokuroria zbardh mesazhet: I dha Serbisë të dhëna sensitive

Shkruar nga Pamfleti
Punonjësja e OSBE-së spiune në Kosovë, prokuroria zbardh
Jelena Gjukanoviç

Serbja Jelena Gjukanoviç, punonjëse e OSBE-së është paraqitur në Gjykatën e Prishtinës nën dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi në bashkëpunim me një person tjetër.

Sipas prokurorisë, e dyshuara ka pasur qasje në informacione dhe takime të nivelit të lartë me përfaqësues vendas dhe ndërkombëtarë, veçanërisht në veri të Kosovës. Hetuesit dyshojnë se ajo ka përcjellë të dhëna që konsiderohen sensitive drejt autoriteteve në Beograd.

Në dosje janë zbuluar komunikime që prokuroria i cilëson si mesazhe të koduara, ku përmendet një “falënderim për punën në Kosovë”, i interpretuar si referencë ndaj veprimtarisë së lidhur me strukturat e inteligjencës serbe.

Prokuroria thotë se mesazhet dhe dokumentet e administruara po trajtohen si pjesë e provave për spiunazh, por mbrojtja i ka kundërshtuar këto pretendime.

jelena gjukanoviç

Lini një Përgjigje