TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Prill 2026, 12:05

PDK braktis seancën plenare, dështon rezoluta për të vërtetën e luftës

Shkruar nga Pamfleti

PDK braktis seancën plenare, dështon rezoluta për të

Debate të forta kanë përfshirë Kuvendin e Kosovës pas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për një rezolutë që synon mbrojtjen e së vërtetës mbi luftën e viteve 1989–1999, në sfondin e polemikave për një ekspozitë me pasaktësi mbi masakrat.

PDK kërkoi që kjo çështje të trajtohej me prioritet, duke propozuar që rezoluta të vendosej si pika e parë në rendin e ditës. Megjithatë, për shkak të mungesës së mbështetjes nga partitë e tjera, kjo nismë nuk u pranua.

Si rrjedhojë, PDK vendosi të tërheqë propozimin dhe të largohet nga salla e Kuvendit, duke thelluar tensionet politike.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje argumentoi se një dokument i tillë kërkon dakordësi më të gjerë politike dhe se teksti i rezolutës duhet të harmonizohet me të gjitha subjektet para se të hidhet në votim.

Ndërkohë, në rend dite ishin edhe disa marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë shumicë të cilësuar prej dy të tretash. Largimi i PDK-së ka vënë në pikëpyetje miratimin e tyre.

 

Lini një Përgjigje