TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Prill 2026, 14:50

Kurti sulmon Osmanin: Dekreti për shpërndarjen e parlamentit, në kundërshtim me Kushtetutën!

Shkruar nga Pamfleti
Kurti sulmon Osmanin: Dekreti për shpërndarjen e parlamentit, në
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani nga foltorja e Kuvendit, në një moment kur pritet përfundimi i mandatit të saj.

Në fjalën e tij, Kurti u ndal te dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve, duke theksuar se ky veprim ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Dekreti i lëshuar është në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ka krijuar një situatë që kërkon qartësi, jo konfuzion, dhe përgjegjësi, jo shmangie”, tha ai.

Kurti theksoi se edhe Gjykata Kushtetuese ka sqaruar kufijtë e veprimit të institucioneve, duke shtuar se shpërndarja e Kuvendit nuk mund të përdoret për zgjidhjen e krizave politike.

Sipas tij, “shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike”, ndërsa shtoi se presidenti nuk mund të ndërhyjë në vullnetin e qytetarëve.

“Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet”, u shpreh Kurti.

Kurti e cilësoi situatën aktuale jo si një krizë institucionale, por si një mundësi për të vijuar proceset politike, edhe pse ende nuk ka lëvizje konkrete për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Mirë se gjejmë njëri-tjetrin në seancën plenare të Kuvendit të Republikës sërish, në rikthimin e shtëpisë së demokracisë pothuajse një muaj pas dekretit të Presidentes për shpërndarjen e tij. Dekreti i lëshuar është në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ka krijuar një situatë e cila kërkon qartësi jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi jo shmangie. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë demokratike parlamentare dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni.

Në këtë rend, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar e dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese tani që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as nën presion të afateve e të paqartësive kushtetuese. Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet”, tha Kurti në fjalën e tij të plotë.

albin kurti kryeministri i kosoves vjosa osmani

Lini një Përgjigje