TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Dhjetor 2023, 12:50

'Punë falas s’ka, paguhej', babai i Naim Murselit tregon se si u njoh i biri me Behgjet Pacollin

Shkruar nga Pamfleti
'Punë falas s’ka, paguhej', babai i Naim Murselit tregon se
Naim Murseli dhe Behgjet Pacollin

Babai i Naim Murselit, Shaban Murselit ka treguar se si u njoh i biri me Behgjet Pacollin, për të cilin tha se ishte këshilltar i tij kur ishte ministër i Jashtëm.

Ai rrëfeu për emisionin “Me zemër të hapur” se djali i tij kishte kontribuar për disa vite dhe ishte paguar.

Le të ndalojmë pak te politika…Nxitoi që të thoshte; djali juaj nuk ka qenë ndonjëherë këshilltar i Pacollit…

Ai ka qenë në takime të rëndësishme. Ka qenë këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme. Këtë mund ta vërtetoni nga faqja e ministrisë, se them unë!

Flitet që këtë detyrë e ka bërë pa pagesë…
Këshilltarët e ministrisë së Punës së Jashtme nuk paguhen nga buxheti i qeverisë së Kosovës. Por na fondet. Nuk e di se ka diçka falas. Të punon falas! Asnjë këshilltar nuk paguhet nga fondi i Kosovës.

Si është njohur Behgjet Pacolli dhe u bë kumbar i dy djemve

Falë aftësive të Naimit. Ai ishte djalë shumë inteligjent, për IT. Djali më inteligjent që ekziston. Ka mbaruar disa shkolla.

behgjet pacollin naim murseli

Lini një Përgjigje