Liridona Ademaj u vra 5 ditë më parë në Prishtinë nga persona të paguar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Ngjarja që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë mori vëmendje më të madhe edhe nga aludimet që qarkulluan në media se shkak i planit të zi të bashkëshorti të viktimës ishte përftimi i siguracionit të jetës së 30-vjeçares në Suedi që arrinte një shifër prej 20 mln eurosh.
Në lidhje me këtë pistë, Rushit Arifi okulist shqiptar në Suedi tha në emisionin 'GoodMorning Albanians' se maksimumi i sigurimit të Liridonës në Suedi është 500 mijë euro, jo 20 mln siç është aluduar në media.
Ditën e djeshme, e ndjera është rivarrosur nga familja në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës, pasi Prokuroria Themelore pranoi të dielën në mesditë kërkesën e familjarëve për ta zhvarrosur.
Detaje të reja nga krimi në Kosovë, Naim Murseli pranon porositjen e vrasjes së bashkëshortes
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe figura të larta politike të Kosovës.
Sakaq, janë hedhur poshtë disa nga motivet të cilat dyshohet se kishin shtyrë Naim Murselin të organizonte vrasjen e nënës së fëmijëve të tij.
“U përfol për një procedurë divorci që kishte nisur në vitin 2019 në Suedi, por vëllai i Liridonës dhe i ati i Naimit e kanë mohuar. Më pas, familja e Liridonës ngriti dyshimet se kjo është bërë për një sigurim jetësor miliona euro, por nuk ekziston shuma prej 20 milionë euro që u përfol se mund të përfitonte Naimi pas vdekjes së bashkëshortes.”, tha gazetari Ideal Gola
Sa i përket kronologjisë së ngjarjes, Gola sqaroi se vrasja ka ndodhur pasi çifti kishin darkuar në një restorant, rreth 12 kilometër larg Prishtinës. Ajo që ka ngritur dyshime te policia ishin dëshmitë kontradiktore të Naim Murselit, por edhe sjellja e tij në ceremoninë e varrimit të bashkëshortes së ndjerë.
“Natën e vrasjes ata kishin vendosur të darkonin në Graçanicë, 12 km larg Prishtinës. Aty ka qenë edhe dorasi, autori Granit Plava që ka qëndruar i distancuar dhe ka ndjekur të gjitha lëvizjet e çiftit. Më pas, u larguan duke shkuar drejt shtëpisë së tyre në shtëpinë luksoze në Prishtinë që Naimi sapo e kishte blerë. Zona njihet si fshati Bërnicë, një rrugë malore pa ndriçim dhe as kamera sigurie që e monitorojnë. Rrugë kryesisht e ngushtë dhe jo shumë e frekuentueshme. Granit Plava i maskuar ka dalë para veturës. Sipas dëshmisë së Naim Murselit e ka parë Liridona e para, që i ka kërkuar të ndalojë. Dyshimet e para të familjes së Liridonës janë shfaqur, sepse Graniti me maskë ka shkuar menjëherë të dera e pasagjerit, tek Liridona, jo nga shoferi. Sipas Naimit ka dhënë instruksione në suedisht që të ikin. Ai ka marrë fëmijët dhe ka thënë se pas disa metrave që ka bërë ka dëgjuar një krismë. Graniti i ka marrë jetën me një plumb në qafë Liridonës. Policia ka mbajtur në vëzhgim sjelljen e Naimit gjatë funeralit. Ka pasur disa rituale gjatë varrimit që ai nuk i ka kryer, që nuk është e zakonshme për një të afërm, siç është falja e xhenazes ku ai nuk ka marrë pjesë. Sjellje që ka rënë në sy të mediave dhe efektivëve.”, tha ai.
Lini një Përgjigje