TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Dhjetor 2023, 08:32

Nuk mori pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt, Behgjet Pacolli tregon arsyen 

Shkruar nga Pamfleti
Nuk mori pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt, Behgjet Pacolli
Behgjet Pacolli

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar pse nuk mori pjesë sot në rivarrimin e Liridona Ademaj.

Pacolli, ka thënë se a ndodhet në një vizitë në Kinë, por që familjarët dhe bashkëpuntorët e tij vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridonës.

Ndërsa ka shtuar se Liridona do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

"Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.

Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget Kinë (familjarët e bashkepuntoret e mi vazhdojne te qëndrojnë  afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).

Unë xhe familja ime e kemi njohur  personalisht Liridonën  dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbje", ka shkruar Pacolli. 

behgjet pacolli

Lini një Përgjigje