
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për mediat, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 14 vjeçares në Shkup.
Kurti tha se “vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe rrëmbimi i 14 vjeçares në Shkup kanë rënduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve.
Kurti informoi se porositësit dhe vrasësit e Liridona Ademajt janë kapur e vënë prapa hekurave, por tha se vetëm arrestimi nuk mjafton.
Kryeministri i Kosovës shprehet se Gjykatat duhet t’i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe se duhet dhënë dënimi që meritojnë.
“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares në Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe vrasësit e Liridonës janë kapur e janë vënë prapa hekurave. Policia si kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata e dinë që ka raste të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat po përsëriten edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, ka thënë Kurti.
Lini një Përgjigje