TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 12:40

Djali porositi vrasjen e gruas, babai i Naim Murselit tregon si ishte njohur çifti: U martuan me dashuri

Shkruar nga Pamfleti

Djali porositi vrasjen e gruas, babai i Naim Murselit tregon si ishte njohur

“Çift më të lumtur nuk kishte”. Kështu e përshkroi marrëdhënien e djalit të tij, Naim Murselit dhe Liridonës, Shaban Murseli.

Në intervistë për News24, babai i autorit të dyshuar si porositës të vrasjes së gruas së tij, Shabani, tha se ata ishin njohur me dashuri.

Pjesë nga intervista:

Çfarë mund të më thuash për marrëdhënien e çiftit?

Familja ime ka pasur dashuri të madhe mes këtyre dy personave. Tani jam i shokuar. Këtë mund ta pohojë dhe familja Ademaj. Janë njohur me dashur me njëri-tjetrin.

Më çfarë është marrë Liridona në Suedi??

Kur ka ardhur je i detyruar të bësh disa shkollime, duke filluar së pari me gjuhën dhe profesionin. Pastaj Liridona u punësua në një kompani që kujdesej për të moshurarit. Liridona kishte një dëshirë të hapte kompani të vetën dhe e ka hapur një kompani të suksesshëm të pastrimit.

Me çfarë të ardhurash e hapi kompaninë?

Ka investuar Naimi. Liridona punonte edhe në restorant.

Naimi në vitin 2019 kishte shpërngulur në Gjermani për një kohë. Atje ka shkuar dhe Liridona, ku ndenji një muaj.

 

naim murseli babai cifti dashuri

Lini një Përgjigje