TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 12:25

3-vjeçarja mbetet e bllokuar brenda banesës në Fier, të qarat alarmojnë fqinjët

Shkruar nga Pamfleti

3-vjeçarja mbetet e bllokuar brenda banesës në Fier, të

Një tre-vjeçare ka mbetur e bllokuar në banesë në katin e pestë të një pallati në Fier, në lagjen “29 Nëntori”.

Të qarat e të miturës kanë alarmuar fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe uniformat blu të cilët kane bërë të mundur duke hyrë nga dritarja, zhbllokimin e derës.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, ky është rasti i dytë i zhbllokimit të dyerve për ditën e sotme teksa ka apeluar për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm veçanërisht ndaj fëmijëve.

 

 

fier

Lini një Përgjigje