
Bashkëshortja e ish-drejtorit të burgut të Fushë-Krujës Durim Toska ka tërhequr padinë e bërë ndaj tij për dhunë në familje.
Ndërsa sa i takon armës që u gjet në shtëpinë e tij në Pogradec, Durim Toska ka thënë se nuk kishte dijeni.
Ndërkohë gjykata ka lënë në burg Durim Toskën ditën e sotme i cili u ndalua nga Policia e Pogradecit me akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.
Në seancën e përcaktimit të masës së sigurisë, prokuroria kërkoi arrest me burg për 53-vjeçarin deri në përfundim të hetimeve, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Dy avokatët mbrojtës të Toskës kërkuan një masë sigurie më të lehtë me argumentin se 53-vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten, por kishin patur një debat normal familjar.
Mësohet se edhe bashkëshortja ka tërhequr akuzën për dhunë në familje. Sa i takon armës së gjetur nga policia gjatë kontrollit të banesës, Toska ka mohuar të ketë dijeni për ekzistencën e saj.
Durim Toska u arrestua tre ditë më parë nga policia e Pogradecit, pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit të banesës policia gjeti dhe një pistoletë model çek të cilën e mbante pa leje.
Lini një Përgjigje