TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 12:34

Përgjimet e "Sky Ecc", eksperti Softa tregon formularin që duhet të plotësojnë policët

Shkruar nga Pamfleti

Përgjimet e "Sky Ecc", eksperti Softa tregon formularin që

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se efektivët e policisë të të gjitha niveleve do të plotësojnë një formular ku të vetëdeklarojnë të dhëna të rëndësishme.

Softa shpjegoi se formulari është i organizuar në 3 pjesë, dy nga të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e aplikacioneve SKY dhe Enchrochat.

“Është një formular që u deklarua nga Balla dhe që më në fund po gjen zbatim, po u shpërndahet të gjitha strukturave. Është i ndarë në tre zëra; të dhënat personale, nëse kanë përdorur aplikacionin SKY dhe nëse po, koha e përdorimit dhe nëse janë përdorur telefona të kriptuar. Vetëdeklarimi është një pakt ligjor që futet në dosjet e tyre dhe në rast se mund të konstatohet në rast të zbërthimit të këtij aplikacioni, përmes kësaj deklarate ata jo vetëm, përjashtohen nga policia e shtetit por procedohen penalisht. Është një mjet presioni apo përgjegjësie e kujtdo kur të firmosë një vetëdeklarim të tillë”, tha Softa në një intervistë për Euronews Albania.

pergjime sky ecc eksperti police

Lini një Përgjigje