TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 21:47

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth manastirit

Shkruar nga Pamfleti

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

Policia e Kosovës ka reaguar sërish mbi situatën në Veri, duke publikuar foto të disa prej arsenaleve të armëve dhe mjeteve të bllokuara.

Në një njoftim, policia shprehet se situata mbetet ende e rrezikshme, pasi në banesat përreth manastirit të Banjskës janë gjetur me qindra armë, makina dhe mjete kamuflazhi.

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

Reagimi i policisë

Si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të njësiteve relevante policore, në kuadër të perimetrit të caktuar të sigurisë është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion.

Deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh.

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare.

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rrethPolicia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

Policia e Kosovës nxjerr fotot: Kemi gjetur qindra armë rreth

 

kosova arme

Lini një Përgjigje