TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 21:45

Agresioni në Veri jehonë në mediat botërore, si u pasqyruan sulmet ndaj Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Agresioni në Veri jehonë në mediat botërore, si u pasqyruan

Një sulm i mirëfilltë terrorist u zhvillua mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku një grup serbësh lanë fillimisht të vdekur një polic kosovar dhe plagosën 2 efektivë të tjerë të policisë.

Forcat Speciale të Kosovës u përgjigjën shpejt duke rivendosur kontrollin në gjithë territorin dhe duke vrarë tre prej terroristëve, e duke arrestuar disa prej tyre.

Një ngjarje, e cila sigurisht prek gjithë shqiptarinë dhe Ballkanin, por gjithashtu nuk u la pa u komentuar edhe nga mediat e huaja.

Gjiganti mediatik britanik BBC, i ka vendosur zhvillimet në Kosovë në një prej faqeve kryesore të mediumit, duke i kushtuar një artikull të gjatë gjithë konfliktit.

Aty pasqyrohen ngjarjet në detaje mbi çfarë ndodhi këtë 24 shtator.

Nga ana tjetër, një tjetër gjigand britanik i informimit, e përditshmja The Guardian, përveçse ka pasqyruar gjithë zhvillimet, ka vendosur në faqen e saj kryesore edhe një intervistë ekskluzive me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, i cili ka folur jo vetëm për situatën e sotme, por për gjithë rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për të, me ngjarjen e fundit, bisedimet me Serbinë kanë arritur një “rrugë qorre”.

E njëjta situatë është raportuar edhe nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila më së shumti u është referuar raportimeve nga burimet zyrtare të Qeverisë së Kosovës.

Mbi rrethanat e ngjarjes, shkruan edhe gjiganti mediatik amerikan, Washington Post, duke e vendosur theksin te vrasja e policit kosovar në përleshje, si edhe duke shtuar se tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit po rriten.

Një hapësirë në faqen e tyre zhvillimeve në Kosovë ia ka kushtuar edhe agjencia e lajmeve Associated Press, ku flitet për aksionin e Policisë në veri.

kosove veri sulme

Lini një Përgjigje