
Momentalisht situata është e qetë. Policia është tërhequr pjesërisht, ndërsa manastiri është i rrethuar dhe po bëhen hetime. Aty u gjet një arsenal ushtarak armësh...
Ka dështuar me sukses plani i serbëve për të destabilizuar Kosovën. Sot autoritetet u përballën me një situatë tejet të vështirë, pasi një grup i mirëorganizuar dhe i armatosur rëndë tentoi të sfidojë rendin dhe ligjin në Leposaviç.
Gjatë orëve të para të mëngjesit, dy kamionë kishin bllokuar rrugën dhe një patrullë policie shkoi në zonë për të parë nga afër situatën. Por policët u përballën me breshëri armësh duke bërë që një efektiv të humbë jetën. Viktima është Afrim Bunjaku. Ndërkohë një tjetër u plagos.
Më pas grupi i armatosur u tërhoq duke u strehuar në manastirin e Banjskës, ku dhe kishin ngritur një bazë me armatime të rënda.

Policia i rrethoi dhe në terren shkuan forcat speciale, të cilat u përballën me breshëri plumbash. U zhvilluan gati 12 orë luftime dhe në fund policia e Kosovës arriti të shtypë revoltën. Falë snajperëve u vranë 3 agresorë dhe u plagosën dy të tjerë. Më pas policia ndërhyri në manastir dhe arrit të arrestojë 6 persona, mes të cilëve 2 të plagosurit. Pjesa tjetër e agresorëve arritën të largohen drejt maleve aty pranë duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë.
Momentalisht situata është e qetë. Policia është tërhequr pjesërisht, ndërsa manastiri është i rrethuar dhe po bëhen hetime. Aty u gjet një arsenal ushtarak armësh. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një grup të mirëoganizuar dhe që po përgatitej prej kohësh për këtë ngjarje, e cila duket se ju dështoi.
Vetë Beogradi tentoi të lajë duart duke u distancuar. Vuçiç e pranoi se ishin serbë të Veriut, por tha se nuk ishte Beogradi që nxiti. Ndërsa Albin Kurti mendon ndryshe. Ai shprehet se ky grup financohej nga Serbia.
Pritet që të arrestuarit të merren në pyetje dhe prej tyre të zbardhen detaje mbi ata që e organizuan gjithë këtë ngjarje.
Lini një Përgjigje