TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Prill 2023, 12:37

Pesë kushtet e BE-së për Asociacionin, Beogradi e mohon: S’kemi folur për kritere!

Shkruar nga Pamfleti

Pesë kushtet e BE-së për Asociacionin, Beogradi e mohon:

Pesë kritere të cilat i përmendi gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, kryenegociatori Besnik Bislimi në lidhje me Asociacionin, nga pala serbe po pretendohet se nuk janë diskutuar  në takimin e Brukselit.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviç, e ka quajtur këtë “gënjeshtër të pastër të Bislimit”. Ai tha se nuk janë  përmendur në Bruksel “pesë kritere për Asociacionin”.

“Asnjë fjalë nuk është përmendur në Bruksel për “pesë kritere për Asociacionin” për të cilat po flet sot. Ka pasur bisedime për statusin e Asociacionit dhe grupit menaxhues. Bislimi po krijon gjëra sërish, duket se ka dëgjuar çfarë ka dashur, jo çfarë është thënë. Asociacioni mund të bëhet vetëm në pajtim me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”,  ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pas takimit me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviç  po raporton ditën e sotme për procesin e dialogut dhe takimet e mbajtura në Bruksel.

Ai tha se ka një pajtim të plotë në Bruksel, që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bislimi përmendi  edhe 3 kriteret e tjera si, harmonin  në marrëveshjet e 2013 dhe 2015, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

 

kosova serbia asociacionin

Lini një Përgjigje