TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Prill 2023, 08:36

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK, Prokuroria e Hagës: Janë gati 11 dëshmitarët e parë, seanca më 11 prill

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK, Prokuroria e Hagës: Janë

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep, në një intervistë për RTK-në  shpjegoi se fjalët fillestare të prokurorisë dhe mbrojtjes janë për t’u dhënë mundësi palëve që të prezantojnë pasqyrën e përgjithshme të procedurave.

“Procesi fillon në rastin ‘Thaçi e të tjerët’, fillon me 11 prill dhe fjalën do ta ketë prokuroria”, tha Griep.

Ajo u shpreh se  se përsa i përket masës së paraburgimit dhe kohëzgjatjes, gjykata vepron brenda një afati të arsyeshëm  edhe pse kanë kaluar rreth dy vjet e  gjysmë, gjyqtari ka konkluduar se është brenda një afati të pranueshëm

“Sa i përket masës së paraburgimit dhe kohëzgjatjes, gjykata vepron brenda një afati të arsyeshëm  edhe pse kanë kaluar rreth dy vjet e  gjysmë nga paraburgimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, gjyqtari ka konkluduar se është brenda një afati të pranueshëm”, tha ajo.

Ajo shtoi se rasti ‘Thaçi e të tjerët’, është kompleks, pasi ka  krime të shumta të supozuara, shumë pika të shumta të aktakuzës.

“Edhe pse varet për secilin rast specifik, por rasti ‘Thaçi e të tjerët’, është kompleks, pasi kemi krime të shumta të supozuara, shumë pika të shumta të aktakuzës dhe për këtë gjyqtarët kanë thënë se koha e mbajtjes në paraburgim është ende e arsyeshme”, tha Griep .

Ajo më tej tha se gjyqtari ka inkurajuar mbrojtjen dhe prokurorinë që t’i organizojnë argumentet e tyre në atë mënyrë që të jenë sa më efikase e ekspeditive që është e mundshme.

Sa u përket dëshmitarëve, Griep tha se mund të aplikohen masa mbrojtëse ndaj tyre, dhe për këtë vendosin gjyqtarët, por vetëm nëse është e nevojshme për sigurinë e tyre dhe familjarëve të tyre.

Bazuar në nivelin e mbrojtjes që gjyqtarët i japin secilit dëshmitar, mund të ketë të tillë që kjo masë u hiqet për mbrojtjen vetëm 30 ditë para dhënies së dëshmisë.

“Kur dalin në seancë, prokuroria e merr në pyetje e pastaj mbrojtja, secilin dëshmitar e merr në pyetje të tërthortë. Ka  rregull të caktuar në mbrojtjen e identitetit të tyre, por ka ende dëshmitarë të tillë që nuk mund t’i tregohen mbrojtjes”, tha ajo.

Ajo theksoi  se nuk mund të japë hollësi se sa do të jetë numri i dëshmitarëve të mbrojtur.

Griep u shpreh se 11 dëshmitarët e parë janë thirrur për dhënien e dëshmisë.

“Por, kur ka dëshmitarë të tillë, mund t’i zbulohet identiteti i tij mbrojtjes, megjithatë,  fare pak kohë para fillimit të procesit të marrjes në pyetje. Lista e dëshmitarëve është ndarë midis palëve, por nuk e dimë ende  përmbajtjen sepse janë ende konfidenciale. 11 dëshmitarët e parë janë thirrur për dhënien e dëshmisë”, shprehet Greip .

E pyetur për arsyen e transmetimit në publik të seancës me 45 minuta vonesë, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara tha se kjo ka të  bëjë me çështje konfidenciale të brendshme sepse ndoshta ndonjë palë gabimisht zbulon një informatë konfidenciale gjatë procedurës.

“Nuk e dimë se në çfarë mase është përcaktuar orari mes palëve. Ka një lloj orari dhe i kërkoi prokurorisë t’i përmbahet atij orari, e pastaj mbrojtjes t’i ofrojë mundësinë për marrjen në pyetje të ty. Gjyqtarët i kujtojnë galerisë që këto informata nuk mund të zbulohen dhe ato hiqen nga transmetimi para se të dalin në publik”, tha Greip.

Griep tha se skenari mund të jetë që gabimisht mund të shpaloset diçka gjatë procedurës, dhe ajo është që këto informata nuk mund t’i shpalosen askujt dhe çdo lloj burimi që mund ta ketë  atë informatë, duhet të mbyllet për publikun.

“Nëse dikush qëllimisht zbulon ose përpiqet të shpërndajë informata konfidenciale me qëllim për të penguar procesin ose frikësuar dëshmitarët, kjo është vepër penale”, deklaroi Greip.

Ajo rikujtoi se për arsye të tillë, tashmë janë dënuar Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Sa për media, ajo u shpreh  se nuk ka rregulla të tjera vetëm se ligji duhet zbatuar.

“Por, kam  kënaqësinë të them se mediat në Kosovë kanë qenë shumë të kujdesshme dhe shumë të përmbajtura dhe nuk kam parë ndonjë përpjekje për thyerje të qëllimshme të këtij rregulli”, tha ajo.

kosova gjyqi ne hage

Lini një Përgjigje