TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Prill 2023, 08:03

Dialogu me Serbinë, kryenegociatori i Kosovës raporton sot para Komsionit për Politikën e Jashtme

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu me Serbinë, kryenegociatori i Kosovës raporton sot para

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe  kryenegociatori, Besnik Bislimi do të raportojë për procesin e dialogut dhe takimet e mbajtura në Bruksel të martën.

Për çfarëdo që është biseduar, ai do të tregojë në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Diasporë.

Raportimi i numrit dy të qeverisë nis në orën 09:00.

Bislimi pati takimi në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç, ku folën për  çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, por edhe për çështje të tjera aktuale.

Ai tha se më 22 prill pritet që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, janë takuar ditën e hënë në Bruksel, ku kanë  diskutuar për hapat e ardhshme në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi Bislimi-Petkoviç është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiç janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, më 27 shkurt. Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.

kosova dialogu kosovë-serbi komisioni për politikën e jashtme

Lini një Përgjigje