TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Dhjetor 2023, 11:44

Pagoi vrasës për të ekzekutuar bashkëshorten, del nesër para gjykatës Naim Murseli

Shkruar nga Pamfleti

Pagoi vrasës për të ekzekutuar bashkëshorten, del nesër

Naim Murseli dyshohet se ka paguar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli, që ka ndodhur tre ditë më parë në Prishtinë.

Ditën e nesërme, në orën 9:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda, pritet që të dalin Naim Murseli dhe dy personat e tjerë, tashmë të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Liridona Ademaj.

Kështu ka bërë të ditur për mediat kosovare zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Kujtojmë se mbrëmjen e 29 nëntorit, Liridona Murseli bashkëshortja 33-vjeçare e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit mbeti e vrarë pas asaj që fillimisht u hetua si një grabitje.

Kjo pasi kështu rrëfeu atë mbrëmje, Naim Murselit para policisë, i cili ishte me bashkëshorten në makinë.

Ai u tha hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u zunë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murseli u ka thënë hetuesve se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Më tej Murseli ka deklaruar se ka mundur t’i largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri. Dëshmia e tij ka nxitur dyshime të forta se dhe ai mund të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes.

Pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli dhe vrasësit të Liridonës, Granit Plava dhe zbërthimit të tyre para grupit hetimor, duket se është bërë i mundur edhe arrestimi i nipit të Murselit. Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e së ndjerës.

Vlen të theksohet se pak minuta pas arrestimit, bashkëshorti i Liridonës ka pranuar se ka porosit vrasjen e bashkëshortes te Granit Plava për një shumë prej 30 mijë eurosh. Nga të cilat 15 mijë, Naimi ja kishte dorëzuar vrasësit, ndërsa pjesën tjetër i kishte premtuar t’ia jepte më vonë.

 

ekzekutim naim murseli gjykate

Lini një Përgjigje