TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2023, 10:57

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti, të dielën marshim-protestë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti, të dielën

Vrasja tronditëse e Liridona Murselit, e cila u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Një marshim- protestë do të zhvillohet në Tiranë lidhur me këtë ngjarje. Mashimi do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Kujtojmë se mbrëmjen e 29 nëntorit, Liridona Murseli bashkëshortja 33-vjeçare e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit mbeti e vrarë pas asaj që fillimisht u hetua si një grabitje.

Kjo pasi kështu rrëfeu atë mbrëmje, Naim Murselit para policisë, i cili ishte me bashkëshorten në makinë.

Ai u tha hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u zunë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murseli u ka thënë hetuesve se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Më tej Murseli ka deklaruar se ka mundur t’i largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri. Dëshmia e tij ka nxitur dyshime të forta se dhe ai mund të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes.

Pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli dhe vrasësit të Liridonës, Granit Plava dhe zbërthimit të tyre para grupit hetimor, duket se është bërë i mundur edhe arrestimi i nipit të Murselit. Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e tashmë të ndjerës.

Vlen të theksohet se pak minuta pas arrestimit, bashkëshorti i Liridonës ka pranuar se ka porosit vrasjen e bashkëshortes te Granit Plava për një shumë prej 30 mijë eurosh. Nga të cilat 15 mijë, Naimi ja kishte dorëzuar vrasësit, ndërsa pjesën tjetër i kishte premtuar t’ia jepte më vonë.

 

tirane marshim proteste vrasje liridona

Lini një Përgjigje