TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2023, 08:24

Ahmet Tufa kujton 1997-ën në Tropojë: Sali Berishës ia kemi shpëtuar jetën 3 herë

Shkruar nga Pamfleti
Ahmet Tufa kujton 1997-ën në Tropojë: Sali Berishës ia kemi
Ahmet Tufa

Ahmet Tufa, ish i përndjekur politik, që dikur krijoi organizatën politike “Dora e Hekurt’’ tregon për emisionin ‘Esencë’, ditët e vështira të jetës së tij as më pak e as më shumë në vitet që i vijnë rrotull vitit të ”mbarë” 1997.

“Demokracinë shqiptare e kapën ata që ishin në pushtet” thotë Ahmet Tufa duke kujtuar si u emërua në polici.

Ai gjithashtu ka treguar si ia kanë shpërtuar jetën 3 herë ish kryeministrit Berisha.

"Në vitin 1997 me pasoja shumë të rënda nga e shkuara ime dhe vuajtja në burgje, më emëruan në policinë e gatshme, në gardë. Kam qenë edhe zëvendës komandant, gjithashtu edhe shef i shtabit të batalionit. Ishte koha ku kudo kërkohej ndihmë

U mblodhëm të gjithë poshtë shtëpisë së tij. Jeta e Berishës dhe e familjes së tij ishte në rrezik. Ne i shpëtuam. 

Në Elbasan kishte mal me njerëz kundër Berishës. Policit tim bandat i kishin prerë këmbën nga plumbat. Policit tim tjetër, një grua e ftoi pranë dhe i qëlloi në gjoks. Por ai nuk vdiq.
1997, përpara Presidencës ishin mbledhur bandat që shtinin drejt ndërtesës. Ne bëmë më të mirën e mundshme.
 
Në Tropojë, shpëtuam rrogat dhe pensionet sepse bandat donin të na i vidhnin ato para që ne sollëm atje nga banka e Tiranës', tha ai.

Ahmet Tufa është një personazh i jashtëzakonshëm në një Shqipëri që po bëhet çdo ditë e më e zakonshme. Për më shumë dhe të gjitha detajet e tjera ndiqni emisionin Esencë.

 

ahmet tufa sali berisha

Lini një Përgjigje