TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Dhjetor 2023, 10:10

Dy ditë para se të zbardhej ngjarja komentuesi hedh dyshime në ‘Facebook’ mbi Naim Murselin: Po të isha oficer policie ty do të arrestoja të parin...

Shkruar nga Pamfleti

Dy ditë para se të zbardhej ngjarja komentuesi hedh dyshime në

Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin në Shqipëri dhe Kosovë.

Në facebook e Naim Murselit komentuesit kanë shpërthyer komentet kundër tij me mallkime dhe deklarata hakmarrjeje për krimin për të cilin akuzohet.

Murseli në Kosovë njihet për angazhimin e tij si pjesë e stafit të ngushtë të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Madje në profilin e tij në facebook ka foto në avion me Behgjet Pacollin.

Ndërkohë në të gjitha postimet e tij, komenteve pozitive i kanë lënë radhën komenteve negative.

Një komentues i cili dy ditë më parë, para se të zbardhej ngjarja hodhi dyshime mbi Murselin duke e thënë se të gjitha pistat të dërgonin tek ai si organizatori.

“Nese do te isha oficer policie ty te kisha arrestuar te parin per vrasjen e gruas tende. Dhe per mua, çdo veprim qe ka ndodhur te çon se organizatori je ti.

Pse e vrave gruan?

Gruja shkretë qe ti ka lind dy engjuj nuk e ka kuptu qe ti do i'a shuash jetën, qe ti pastaj ti kesh duart e lira te bashkohesh me dashurin e re. Ani, nuk ke pas dashni me të dhe ke ra ne dashni me tjeter kend, pse ore i'a pregadite kete kurth?? Ato fëmije do te rriten kurse ti ne sy te tyne do jesh vrasës i nënes se tyre! BURG TË PËRJETSHEM !

A s’të erdhi gjynah për fëmijët?”

Me një shikim të shkurtër në profilin e tij në “facebook”, shihen fotografitë e shumta që Murseli ka publikuar nga jetesa luksoze që ka bërë, në Suedi, por edhe në udhëtime të ndryshme. Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.

Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019. Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Dy ditë para se të zbardhej ngjarja komentuesi hedh dyshime në

Dy ditë para se të zbardhej ngjarja komentuesi hedh dyshime në

Dy ditë para se të zbardhej ngjarja komentuesi hedh dyshime në

Dy ditë para se të zbardhej ngjarja komentuesi hedh dyshime në

liridona murseli naim murseli

Lini një Përgjigje