TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Dhjetor 2023, 11:27

'Të kujton me mall burri dhe djemtë', kurora që e la Murseli te varri i Liridonës dhe më pas u arrestua

Shkruar nga Pamfleti

'Të kujton me mall burri dhe djemtë', kurora që e la

Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili disa orë më vonë u arrestua nën dyshimet se kishte porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person për ta kryer krimin.

Mbi varrin e saj, ai la edhe një kurorë me lule, siç raporton Nacionale.

“Të kujtojnë me mallë burri Naimi, si dhe djemtë” – shkruhet në mbishkrimin e kurorrës me lule.

'Të kujton me mall burri dhe djemtë', kurora që e la

Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro që ta vrasë gruan. Raportohet se 15 mijë ia kishte dhënë para krimit të rëndë, e 15 mijë të tjera pas vrasjes.

Zyrtarisht ende s’është konfirmuar, mirëpo raportimet në media janë se Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjecares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen dhe se edhe Murseli e ka pranuar këtë para hetuesve.

Pas arrestimit të tyre, Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë dalë me nje komunikatë të përbashkët, ku u tha se ata janë arrestuar në Gjakovë dhe se është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Lidhur me vrasjen e Liridonës, është arrestuar edhe Kushtrim Kokalla, që raportohet të jetë nipi i Naim Murselit.

Kokalla është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.

 

naim murseli

Lini një Përgjigje