TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Dhjetor 2023, 10:28

Vrasja e Liridona Murselit, reagon kreu i OSBE-së: Rast brutal, kjo është thirrje zgjimi për të gjithë ne

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridona Murselit, reagon kreu i OSBE-së: Rast brutal, kjo

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas rastit të vrasjes së Liridona Murselit në Prishtinë.

Ai në lidhje me ngjarjen tha se ndjehet i tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës.

“I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës, teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne, #VeproTani #StopFemicidit”, shkroi Davenport.

Liridona Murseli u vra tri ditë më parë në Prishtinë, ndërsa ditën e djeshme u arrestua bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se organizuan dhe kryen vrasjen e saj.

Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i ish-presidentit të kosovës Behgjet Pacolli dhe ka pranuar se e ka porositur ai vrasjen e Liridonës e për këtë ka paguar 15 mijë euro, ndërsa i kishte premtuar vrasësit se pas ekzekutimit do i jepte edhe 15 mijë euro të tjera.

liridona murseli michael davenport naim murseli

Lini një Përgjigje