TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Shtator 2024, 20:32

“Nuk do të rrimë duarkryq”, Vuçeviç akuza Kurtit: Po terrorizon serbët në veri të Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do të rrimë duarkryq”, Vuçeviç akuza

Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka akuzuar qeverinë e Kurtit se po terrorizon popullin serb në veri të Kosovës, teksa shtoi se Beogradi nuk do të rrijë duarkryq.

Gjatë një deklarate për mediat, Vuçeviç tha se qeveria serbe do të bëjë gjithçka që mundet për t'i ndihmuar serbët në Kosovë dhe për t'i mbrojtur ata.

Mohimi i së drejtës për të ekzistuar dhe mbijetuar, burgosjet selektive dhe të paligjshme të bashkatdhetarëve tanë, çdo ditë dëshmojnë për çmendurinë e institucioneve të përkohshme të Prishtinës”. Serbia nuk do të pranojë kurrë lëvizjet e njëanshme dhe provokuese të Kurtit dhe do të bëjë gjithçka për të mbrojtur jetën e qytetarëve tanë”, tha Vuçeviç.

Ai shtoi se ruajtja e Republikës Srpska është shumë e rëndësishme dhe se Serbia do të punojë në të, se nuk do të grindet me askënd, por se do të kërkojë respekt nga të gjithë.

Lini një Përgjigje