TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Shtator 2024, 14:06

Kërkesat e Vuçiç për Kosovën, eksperti: Aleati i Putinit kërkon të ndezë një konflikt

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesat e Vuçiç për Kosovën, eksperti: Aleati i

Eksperti austriak Gunther Fehlinger ka komentuar kërkesat e Vuçiç për marrëdhënien me Kosovën. Ai tha se presidenti Vuçiç po përpiqet të ndërtojë një skenar për të shpallur luftë ndaj Kosovës. Eksperti u shpreh se aleati i tij kryesor, Putin duhet i dobësuar pas ofensivës të Ukrainës në Krime.

Eksperti austriak tha se Vuçiç e di se një luftë e vërtetë mund ta rrëzojë atë nga pushteti, me ndërhyrjen e SHBA-së.

“Presidenti Vuçiç duket se po përpiqet të ndërtojë një skenar që mund të çojë në luftë me Kosovën, veçanërisht duke pasur parasysh sezonin e vështirë të dimrit që po afrohet. Aleati i tij kryesor, Putin, duket i dobësuar pas dështimeve të fundit dhe me ofensivën e pritshme të Ukrainës në Krime, Putini është i dëshpëruar për të ndezur konflikte diku tjetër, përfshirë Ballkanin. Megjithatë, Vuçiç e di se një luftë e vërtetë mund ta rrëzojë atë nga pushteti, me ndërhyrjen e SHBA-së”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Fehlinger sugjeron se Vuçiç po përpiqet të shpërqendrojë popullin serb dhe liderët e Kosovës për të larguar vëmendjen nga qeverisja e tij e korruptuar.

Eksperti austriak ka bërë thirrje që NATO të marrë një qëndrim të fortë dhe të paralajmërojë Serbinë për pasoja të rënda ushtarake nëse ajo ndërmerr veprime agresive ndaj Kosovës.

“Vuçiç po zhvillon një luftë virtuale në dy fronte: kundër liderëve të Kosovës dhe për të mashtruar publikun e tij. Fatkeqësisht, kjo strategji po ndikon negativisht në Kosovë, duke ulur besimin e publikut dhe të investitorëve, ndërkohë që pengon integrimin evropian të Serbisë dhe Kosovës. Veprimi më i mirë për NATO-n do të ishte të japë një paralajmërim të qartë Beogradit, duke sinjalizuar se çdo veprim i mëtejshëm i dhunshëm do të përballet me forcë ushtarake”, vijoi eksperti.

Fehlinger përfundon duke theksuar se NATO duhet të braktisë qasjen e mëparshme të pajtimit dhe në vend të kësaj të adoptojë një qëndrim të ashpër, përfshirë kërcënimin e ndërhyrjes ushtarake, nëse është e nevojshme.

Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, rikthimi i serbëve në Policinë dhe gjyqësorin e Kosovës, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni verior, janë disa nga kërkesat kryesore të përmendura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me Kosovën.

Lini një Përgjigje