TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Tetor 2023, 07:51

Një javë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pikat kufitare Jarinja dhe Bërnjaku ende të mbyllura

Shkruar nga Pamfleti

Një javë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës,

Ka kaluar më shumë se një javë që nga sulmi terroristë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Që nga dita e sulmi, në veri të Kosovës dy pikat kufitare Jarinja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Në përditësimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, shihet se edhe këtë të hëne në këto dy pika vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka thënë se është e angazhuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, e për këtë do t’i dërgojë 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit.
Në një komunikatë për media, shefi i Zyrës për Komunikim, Richard Le Vay, ka thënë se trupat e KFOR-it britanik do të dërgohen në Kosovë pas rritjes së tensioneve në pjesën veriore.

“Aktivizimi i shpejtë i Mbretërisë së Bashkuar është një demonstrim i aftësive unike dhe i angazhimit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon. Forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë pas një kërkese të NATO-s. Kjo vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon”., ka thënë shefi britanik i Shtabit të Mbrojtjes, Sir Tony Radakin.

 

kosova serbia

Lini një Përgjigje