TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Prill 2025, 16:26

Ndërhyrje e Beogradit në Kosovë? Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Serbia po saboton formimin e qeverisë së re!

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrje e Beogradit në Kosovë? Kurti mbledh Këshillin e

Këshilli i Sigurisë së Kosovës i mbledhur ditën e sotme nga kryeministri Albin Kurti, ka diskutuar lidhur me arrestimin e katër “pelegrinëve” serbë të shtunën në Gjakovë.

Sipas njoftimit të qeverisë, njëri nga të arrestuarit ishte toger i policisë së Serbisë dhe tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë. Të arrestuarve u janë konfiskuar edhe disa gjëra për të cilat nuk janë dhënë detaje.

Këshilli i Sigurisë ka kërkuar që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë pas këtij rasti dhe atij të sulmit ndaj Postës në Zveçan.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka konstatuar se Serbia është duke ndërhyrë në mënyrë që të sabotohet themelimi i institucioneve të reja dhe legjislaturës së nëntë. Sipas njoftimi të Qeverisë së Kosovës, kjo po bëhet me kërcënime e joshje.

“Në këtë mbledhje u konstatua se përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiç si kryetar 'de facto' i saj, Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet që nxis tensione nëdretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Sigurisë vlerëson po ashtu se kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë.

Njëkohësisht, ndaj serbëve të Kosovës, Serbia po ushtron trysni të paparë për pjesëmarrje në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Beograd, e që është paralajmëruar për javën që vjen. Regjimi i Vuçiçit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë”, thuhet më tej në njoftim.

Lini një Përgjigje