
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku zyrtari i Policisë së Kosovës, Alban Tolaj, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ahmet Korenica”. Polici 47-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, ku sipas Policisë dyshohet se ai i dha fund jetës.
Por hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë po vijojnë.
Në lidhje me vdekjen e policit Tolaj, kanë reaguar shumë miq e familjarë të tij, e po ashtu kolegë nga Policia e Kosovës.
Dhimbjen për vdekjen e zyrtarit të Policisë, përmes një postimi emocionues e ka shprehur edhe vajza e tij, Elsa Tolaj.
“Babush, shpirti jem, dashnija jeme e pare dhe ma e madhe… Allahu qoftë i mëshirshëm me ty dhe të shpërbleftë me Xhenet, aty ku s’ka me dhimbje as mërzi, veç paqe e lumturi.
Inshallah një ditë takohemi prape, aty ku dashnia nuk ka fund. Të don cika jote e vogël perjetësisht, babush. Nuk je fizikisht këtu, por në zemrën time je çdo sekondë. Pusho i qetë, shpirti jem…”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.

Lini një Përgjigje