TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Prill 2025, 17:21

Gjendet i pajetë polici, dyshimet e para; çfarë ndodhi në Prishtinë?

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i pajetë polici, dyshimet e para; çfarë ndodhi në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, ku një zyrtar policie është gjetur pa shenja jete.

Viktima është polici 47-vjeçar, Alban Tolaj. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, sipas të cilës, dyshohet se polici është vetëvrarë.

Policia thuhet se po vazhdon hetimet  duke shqyrtuar të gjitha aspektet për zbulimin e rrethanave të rastit.

Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje