Zbardhen detaje nga vrasja e efektivit të policisë Muhamet Lika mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Lika u qëllua me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij.
Bëhet me dije se sipas Prokurorisë, vrasja është kryer nga dy persona. Në njoftim thuhet se aktualisht po hetohet në disa pista. Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkinit, nga provat e mbledhura deri më tani duke si vrasje e planifikuar.
Çerkini ka bërë të ditur po ashtu se janë sekuestruar kamerat e sigurisë por nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.
I ndjeri ishte po ashtu ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli tha se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, i dyshuari është ende në arrati, ndërsa policia po vijon kërkimet për gjetjen e tij.
Lini një Përgjigje