TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Prill 2025, 07:31

E rëndë në Kosovë! Efektivi i policisë vritet me armë zjarri teksa po hynte në banesë

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Kosovë! Efektivi i policisë vritet me
Muhamed Lika

Polici që vdiq nga të shtënat me armë është Muhamet Lika.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij.

Oficeri i policisë, Muhamed Lika humbi jetën pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas policisë ngjarja ndodhi pak para mesnate në rrugën “Idriz Seferi”, Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër.  

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, ka deklaroi ai për mediat.

muhamed lika kosovë

Lini një Përgjigje