
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një granatë dore ka shpërthyer brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, teksa thonë se një tjetër “e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar”.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, duke shkaktuar dëme materiale.
“Sipas informacioneve tona të para një detonim ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, thyerje xhamash por nuk ka të lënduar”, ka deklaruar shkurt Elshani.
Ai shtoi se njësitet përkatëse të policisë janë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për rastin.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, policia ka rrethuar zonën dhe po mbledhin prova për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe autorët e mundshëm.

Lini një Përgjigje