TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Mars 2025, 20:28

Kurti: Votimi për Qeverinë dhe Kryeparlamentarin do të bëhet në një seancë të Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Kurti: Votimi për Qeverinë dhe Kryeparlamentarin do të bëhet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare pret që votimin e qeverisë së re dhe të kryetarit të Kuvendit ta realizojë brenda një seance parlamentare.

Kjo është një formulë e përdorur 4 vite më parë, por aktualisht duket e pamundur, pasi Vetëvendosja ka 48 deputetë dhe nuk i ka 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Si PDK dhe LDK, dy partitë kryesore të opozitës që kanë së bashku 44 deputetë, kanë refuzuar në mënyrë kategorike një koalicion qeverisës me Vetëvendosjen.

Partisë së Kurtit, si parti e parë fituese, i lind e drejta për formimin e qeverisë. Në rast se nuk e formon dot, i lind  e drejta partisë së dytë, që është PDK-ja.

 

Lini një Përgjigje