TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Prill 2025, 19:10

U gjobit për injorimin e Speciales, reagon Albin Kurti: Mos u mërzisni!

Shkruar nga Pamfleti

U gjobit për injorimin e Speciales, reagon Albin Kurti: Mos u

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dënimit me gjobë prej 250 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai u dënua me gjobë, për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Kurti u shpreh se ndonjëherë e dënojnë, ndërsa ka sugjeruar që gazetarët të mos mërziten për këtë.

“Më dënojnë mua nganjëherë, por mos u mërzisni ju”, tha Kurti.

Albin Kurti është paralajmëruar që nga fundi i viti i kaluar se nëse nuk dëshmon në prokurori, do të gjobitet. Kryeministri i Kosovës ka kërkuar vazhdimisht që prokurorët t’i shkojnë në zyrë, por gjykata e ka urdhëruar që të dëshmojë në prokurori.

Kurti është ftuar të dëshmojë lidhur me dyshimet e prokurorisë në rastin e rezervave shtetërore, pasi dyshon se shteti është dëmtuar me rreth 600.000 euro gjatë blerjes së produkteve për rezervën shtetërore.

Lini një Përgjigje