TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Prill 2025, 15:24

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, protestë në Prishtinë

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, protestë në

Qytetarët e Kosovës janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Protesta po mbahet  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizuesit e protestës iu kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste kundër shtrenjtimit të rrymës për 15% që u paralajmërua nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Pjesëmarrësit shihen të mbajnë pankarta me mbishkrime të ndryshme si ‘‘Asnjë cent më shumë’’, ‘’Jo më padrejtësi në emër të energjisë’’, ”A shtrenjtohet terri?”.

Energjia elektrike mund të shtrenjtohet nga prilli dhe me këtë rritje të çmimit mund të rriten edhe çmimet në treg, përfshirë çmimet e bukës, qumështit, vajit e produkteve tjera.

 

Lini një Përgjigje