
Një deklaratë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se mund të ketë një rishikim të politikës për vizat nëse Kosova dhe Serbia s’veprojnë me përgjegjësi ka nxitur dyshime se liberalizimi mund të mos bëhet realitet më 1 janar 2024.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon duke thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave pas një zvarritje të gjatë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon u shpreh se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.
“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, që është i vonuar. Ne duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me Dialogun me Serbinë.
BE duhet të mbajë premtimin e saj duke lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm që nga 1 janari 2024”, shkroi Von Cramon në platformën X.
#Kosovo ???????? citizens deserve the long overdue visa liberalisation.
— Viola von Cramon ???????????????? (@ViolavonCramon) September 1, 2023
We want to be crystal clear - visa free travel is not and should not be linked to the Dialogue with Serbia.#EU ???????? has to keep its promise allowing the citizens of Kosovo to travel freely as of 1 January 2024. pic.twitter.com/Y5zv7Jrauw
Lini një Përgjigje