TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Gusht 2023, 18:04

“Të pret pushka me fishekë”, kush është rapsodi i arrestuar që kërcënoi me jetë Albin Kurtin

Shkruar nga Pamfleti

“Të pret pushka me fishekë”, kush është rapsodi

Një rapsod nga Drenica është arrestuar këtë të enjte nga policia e Kosovës për shkak të kërcënimeve me jetë që ka bërë ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Nuredin Gashi ka kërcënuar me vdekje kryeministrin e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai u ndalua me urdhër të Prokurorisë Speciale për shkak se kërcënimet në adresë të kryeministrit i ripërsëriti edhe në një emision televiziv në Kosovë mbrëmjen e 30 gushtit.

Madje në youtube ekziton dhe një këngë me çifteli e rapsodit nga Drenica, e publikuar tre vite më parë, ku sërish ai kërcënon Albin Kurtin.

Në mbishkrimin e videos Gashi shkruan se: “Kush tradhëton atdheun e vet, e pret pushka me fishekë”.

nuredin gashi kosove rapsod kercenim

Lini një Përgjigje