TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2023, 13:55

Lirimi i tre policëve të Kosovës, reagon Begaj: Tani palët kthehen në dialog

Shkruar nga Pamfleti

Lirimi i tre policëve të Kosovës, reagon Begaj: Tani palët

Pas lirimit të 3 policëve të Kosovës që u mbajtën padrejtësisht nga Serbia, ka reaguar edhe Presidenti Bajram Begaj. Gjithashtu, Begaj uron kthimin sa më shpejt të policëve në Kosovë.

“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër", thuhet në reagimin e presidentit.

Kujtojmë se, tre policët që u rrëmbyen në veri u liruan ditën e sotme. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

 

Lini një Përgjigje