TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2023, 12:13

"Solli në kryesi disa anëtarë të pakonfirmuar", ish-deputeti i PD-së: Gazment Bardhi ka shkelur statutin e PD!

Shkruar nga Pamfleti
"Solli në kryesi disa anëtarë të pakonfirmuar",
Ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj

Ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj thotë se Gazment Bardhi është në shkelje të statutit të Partisë Demokratike.

Sipas tij, Bardhi solli në kryesi disa anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike të pakonfirmuar në këshillin kombëtar me mendimin se ka rregulluar raportet në kryesi.

“Vetë Gazment Bardhi është në shkelje të statutit të Partisë Demokratike sepse në momentin që është bërë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike automatikisht është nënkryetar i Partisë Demokratike, pra bie ndesh me statutin.

Ka shkelur statutin ndërkohë që solli në kryesi disa anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike të pakonfirmuar në këshillin kombëtar, pra me mendimin se ka rregulluar raportet në kryesi dhe do të mposhte vendimin e kryesisë së Partisë Demokratike, pra ishin 3 vendime shumë të rëndësishme të Partisë Demokratike, e theksoj edhe njëherë, Kolegji i Kryetarëve, kryesia e Partisë Demokratike dhe Këshilli Kombëtar.” , u shpreh Haklaj në një intervistë për mediat.

azgan haklaj gazment bardhi pd

Lini një Përgjigje