Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për lirimin e 3 policëve në veri të Kosovës. Tabaku thotë se është hap pozitiv.
“Lirimi i 3 policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv. Dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Ballkani ka nevojë të gjejmë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës. Rruga e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është drejt BE. I detyrohemi kaq në respekt të së djeshmes dhe të ardhmes!”- tha Tabaku.
Pas 12 ditësh të mbajtur peng në burgjet e Serbisë, Gjykata e Kralevës ka liruar tre policët e rrëmbyer në veri të Kosovës. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi do të rikthehen tek familjet e tyre në Kosovë pas pretendimit të Serbisë së kishin kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila mbart dënimin deri në 12 vjet burg.
Një reagim e ka pasur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ndonëse shpreh gëzimin për lajmin e mirë, sërish kërkon që Serbia të qortohet. Ai shkruan se rrëmbimi është shkelje e të drejtave të njeriut dhe Serbia do duhet të mbajë përgjegjësi.Edhe kreu i qeverisë, Edi Rama ka përshëndetur lajmin për lirimin e 3 policëve
Lini një Përgjigje