
Ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume, ka folur lidhur e refuzimin e GJKKO për të dale nga burgu Fredi Beleri dhe për të bërë betimin para këshillit bashkiak.
Në një intervistë për ‘Report TV’ Kume shprehet se mandati i Belerit ndërpritet vetëm nëse gjykata e dënon dhe deri në atë kohë ushtrimin e detyrës do e bëjë Jorgo Goro, i cili ka qenë në këtë post deri në zgjedhjet e 14 majit.
“Përsa kohë që nuk do të marrë zgjidhje problemi i zotit Beleri, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë zoti Goro. Nuk ka kufizime në kohë, nëse betimi bëhet brenda kaq kohësh ai nuk ushtron detyrën. E kam dëgjuar si argument ligjor që i ndërpritet nëse ai nuk bën betimin Brenda disa muajsh, por nuk jemi në këtë rast. Në ligjin për vetëqeverisjen vendore parashikohet një situatë e tillë në ato raste kur kryetari i bashkisë është në detyrë, por në rastin e Belerit ai nuk e ka nisur ende detyrën" u shpreh ish-kryetari i KQZ-së.
I pyetur se deri kur mund të jetë në detyrë zoti Goro, ish-kryetari i KQZ-së shprehet se Goro do qëndrjë në detyrë derisa te zgjidhet problemi i Belerit.
“Zoti Goro do të vijojë të jetë në detyrë derisa të zgjidhjet problemi i zotit Beleri. Që do të thotë nëse gjykata do e kishte marrë parasysh kërkesën e zotit Beleri dhe ai të ishte nesër në betim pastaj ka mundësi të bëhet dispozita. Në këtë rast hapet shtegu për tu riaktivizuar një gjë e tillë për tia ndërprerë mandatin por kështu siç është nuk bëjnë dot asgjë. Vetëm pasi të vendosë gjyqësori çfarëdo të ndodhë me zotin Beleri ndryshojnë gjërat”, shprehet Kume.
Lini një Përgjigje