
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ditën e sotme me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku theksoi se marrëveshja me Serbinë, si dhe aneksi i dakorduar, duhet të zbatohen pa kushte.
Gjatë takimit Kurti ju kujtoi ambasadorëve të akredituar në Kosovë nevojën që Bashkimi Evropian të mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme që po i bën marrëveshjes.
“Në takim u diskutua për procesin e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë dhe Aneksin e Zbatimit nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel dhe ai i 18 marsit në Ohër ndërmjet të dyja shteteve. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi theksuan se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit duhet të zbatohen pa kushte, pa vonesa dhe në mënyrë të plotë. Gjithashtu, u përmend nevoja që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme që po i bën marrëveshjes”, thuhej në njoftim.
Ndërkohë të hënën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, takim ky që sipas Qeverisë do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes bazë dhe të aneksit.
Lini një Përgjigje