TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Maj 2023, 07:47

Emisari i BE viziton sot Prishtinën, takim "surprizë" me Kurtin në 7 e 30 të mëngjesit

Shkruar nga Pamfleti
Emisari i BE viziton sot Prishtinën, takim "surprizë" me
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak mëngjesin e së hënës në zyren e tij në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës takimi do të fillojë më 07:30 të mëngjesit.

Emisari evropian, pas ndalesës në Prishtinë, pritet të shkojë edhe në Beograd.

Zyrtarët nga Bashkimi Evropian kanë thënë se vizita e Lajçak në Kosovë e Serbi synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në vizitat në të dy kryeqytetet, Lajçak pritet të takohet edhe me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Më 2 maj, në Bruksel është mbajtur rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në këtë takim, palët kanë arritur pajtim për Deklaratën e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, por është prezantuar edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Ky draft-statut nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe një ditë më vonë, anëtarët e Ekipit Menaxhues janë shkarkuar nga autoritetet kosovare.

Serbia kërkon që Asociacioni të themelohet, ndërkaq qeveria e kryeministrit Kurti është shprehur kundër një asociacioni një etnik.

emisari i be kurti

Lini një Përgjigje