TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Maj 2023, 11:23

Marrëveshja për të pagjeturit, Vjosa Osmani për BBC: Arritje e madhe për dialogun Kosovë-Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja për të pagjeturit, Vjosa Osmani për BBC: Arritje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për marrëveshjen e arritur në Bruksel për personat e pagjetur mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Në një intervistë për Weekend Programme të BBC News, Osmani deklaroi se kjo marrëveshje është një nga arritjet më të mëdha në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë mendoj se kjo është një nga arritjet më të mëdha të dialogut, sepse është një marrëveshje që prek direkt qytetarët tanë”, tha presidentja Osmani, ndërsa shtoi se “mbi 1600 familje po përpiqen maksimalisht për të gjetur të afërmit e tyre, që janë zhdukur me forcë nga regjimi i Millosheviçit. Ne besojmë që janë në varreza masive në Serbi, por na nevojitej Serbia të bashkëpunonte. Tani kyçe është përmbushja e marrëveshjes” deklaroi Osmani.

Në lidhje me Asociacionin me shumicë serbe, Osmani theksoi se Kosova nuk do largohet nga obligimet e saj. Më tej, ajo ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme të japë gjithçka që është në përkim me standardet evropiane, por jo ndonjë instrument që të mundë të shkelë sovranitetin dhe funksionin e Kosovës.

“Çka ne jemi të gatshëm të bëjmë, është të japim gjithçka që mundemi në përkim me standardet evropiane, për të akomoduar të drejtat e serbëve. Të drejtat njerëzore dhe të drejtat minoritare të serbëve. Por jo t’u japim serbëve një instrument përmes të cilit vazhdimisht do të injorojnë, të shkelin sovranitetin dhe funksionin e Kosovës si shtet”, u shpreh Osmani.

vjosa osmani dialogu kosove-serbi marreveshja per te pagjeturit

Lini një Përgjigje