TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Maj 2023, 18:42

Asociacioni, Konjufca: S’do pranohen kurrë modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit tonë!

Shkruar nga Pamfleti
Asociacioni, Konjufca: S’do pranohen kurrë modele që kanë
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot një delegacion të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë. Konjufca theksoi se takime të kësaj natyre janë mundësi e mirë për të qëndruar më afër njëri-tjetrit dhe për të trajtuar tema që janë me interes vital për rajonin.

Kryeparlamentari theksoi se kurrsesi nuk do të pranohen modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit dhe zbehjen e kompetencave ekzekutive brenda territorit të Kosovës”, njofton Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca u shpreh se Kosova është projekti më i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar i fundshekullit 20-të, i cili rezultoi me ndaljen e gjenocidit dhe shtroi rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.

Intervenimi ndërkombëtar dhe pavarësia e Kosovës, nuk ishin vetëm domosdoshmëri e nivelit nacional, por kusht esencial për paqe dhe siguri në rajon dhe Evropë”, tha ai.

glauk konjufca asociacioni

Lini një Përgjigje